24-11-2024

Edicioni i 17-të i Hardhfest-it nis me pamje kah Vneshta

Me slloganin “Me pamje kah vneshta”, edicioni i 17-të i festivalit HardhFest do të mbahet në datat 7, 8, dhe 9 shtator, në konakun e Rahovecit.

Dea Luma, përfaqësuese për Marrëdhëniet me Publikun nga HardhFest, gjatë një konferencë për media sot njoftoi se festivali i vjeljes së rrushit sivjet do të sjellë aktivitete të reja, siç është ekspozita “Rahoveci dhe rahovecianët ndër vite”, si dhe, tregoi se përgjatë tri netëve do të ketë koncerte me muzikë rock.

Kurse Nora Boshnjaku, përfaqësuese nga Komuna e Rahovecit, tregoi se kjo komunë ka formuar këshillin organizativ për këtë festival, dhe tha se tashmë janë gati ta japin kontributin e tyre.

Rezultate imazhesh për kah vneshta

Drejtori artistik i HardhFest-it, Gardalin Shtavica, tregoi disa nga bendet dhe artistët që do të performojnë në këtë festival. Ai njoftoi se në HardhFest do të vijë ekskluzivisht Eugent Bushpepa, për herë të parë pas pjesëmarrjes në Eurovizion.

Në HardhFest do të performojë edhe grupi Troja, Kee Marcello, bende të tjera lokale dhe botërore. Kurse Ylber Bajraktari, përfaqësues nga StoneCastle, tha se janë gati që ta përkrahin këtë festival në çdo aspekt. Ai njoftoi që në kuadër të Hardhfest-it, StoneCastle do të promovojë dy produkte të reja./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.