25-11-2024

Ekspertë zviceranë në kërkim të varrezave masive në Serbi e Kosovë

Më 2 maj të vitit 2023, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Alleksnadar Vuçiq, në Bruksel miratuan “Deklaratën për Personat e Zhdukur”.

Marrëveshja parasheh promovimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kërkimin dhe identifikimin e varreve, gërmimin dhe gjetjen e mbetjeve mortore dhe përdorimin e teknologjive moderne në kërkimin e personave të zhdukur.

E pas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia i kërkuan ndihmë Zvicrës në këtë drejtim.

Kështu, Zvicra dërgoi ekspertë në dy vendet për të mbështetur këtë iniciativë. Konkretisht bëhet fjalë për përdorimin e teknologjisë laser dhe radar në lokalizimin e varreve nga koha e luftës në Kosovë.

Misioni i ekspertëve filloi punën më 14 tetor dhe e përfundoi të premten, sipas Departamentit Federal të Punëve të Jashtme (FDFA).

Zvicra dërgoi staf nga “Ecole des Sciences Criminelles” në Universitetin e Lozanës në dy vendet e Ballkanit.

Në njoftimin e FDFA u tha se konkretisht, u testua përdorimi i dy teknologjive.

“Nga njëra anë, kjo përfshin një teknikë optike të sensorit në distancë, në të cilën matjet e distancës bëhen duke përdorur impulse laser. Teknologjia përdoret gjithashtu nga arkeologët, për shembull, për të gjetur vende parahistorike. Nga ana tjetër, në të ardhmen do të përdoret edhe një metodë e eksplorimit gjeofizik: duke përdorur një radar depërtues në tokë, nënsipërfaqja do të hetohet me valë elektromagnetike me frekuencë të lartë”, u tha në njoftimin e FDFA-së.

Nga lufta në Kosovë rezultojnë edhe rreth 1600 persona të zhdukur ende./GS

Asnjë koment

Comments are closed.