01-03-2021

Eksperti britanik: Personat e vaksinuar mund ta përhapin virusin korona

Në një shkrim në Sunday Telegraph, ai ka thënë se shkencëtarët “nuk e dinë ende ndikimin e vaksinës në bartje”.

Ai ka thënë se vaksinat ofrojnë “shpresë”, dhe se shkalla e infektimit duhet të nisë të ulet shpejt.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hanccok, ka thënë se 75 për qind e personave mbi moshën 80-vjeçare në Mbretëri të Bashkuar tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Vaksinat e kompanive, Pfizer/BioNTech dhe Oxford-AstraZeneca, duhet marrë në dy doza.

Profesori Van-Tam ka thënë se “asnjë vaksinë nuk është” 100 për qind efektive, andaj edhe nuk ekziston mbrojtja e garantuar.

“Edhe pasi të keni marrë të dyja dozat e vaksinës, ju ende mund t’ia transmetoni koronavirusin dikujt tjetër dhe zinxhiri i bartjes më pas vazhdon”, ka shkruar ai.

Sipas të dhënave qeveritare, në gjithë Britaninë e Madhe, 5.8 milionë persona janë vaksinuar kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Sistemi Kombëtar i Shëndetësisë në këtë shtet, ka thënë se nga dita e hënë do të hapen qendra të reja të vaksinimit.

Asnjë koment

Comments are closed.