25-04-2024

Man Utd eliminon Liverpoolin

Dy skuadrat më të mëdha angleze, Manchester United e Liverpool janë takuar në 1/16 e finales në Kupën FA. Tutje ka avancuar Unitedi që të dielën mbrëma fitoi 3:2.

Ndeshja ishte dramatike dhe me shumë gola.

Manchesteri fitoi falë golit të shënuar nga Bruno Fernandes në minutën e 78-të. Mohamed Salah kaloi Liverpoolin në epërsi 1:0 në minutën e 18-të. Për 1:1 realizoi Mason Greenwood në minutën e 26-të. Ai në minutën e 48-të asistoi për Marcus Rashfordin që realizoi për 2:1. Salah realizoi edhe njëherë në minutën e 58-të për të barazuar shifrat në 2:2. Dy herë për Salahun asistoi Firmino, por që nuk ishte e mjaftueshme.

Fernandes vendosi fituesin në minutën e 78-të./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.