28-11-2024

Elefantët pinë alkoolin e prodhuar nga fshatarët në Indi e futen në gjumë thellë, autoritet i zgjojnë me daulle

Një tufë elefantësh kanë përfunduar të “dehur” pasi pinë alkool të prodhuar nga fshatarët në Indi dhe më pas “pijen” e kaluan me gjumë. Tufa prej 24 elefantësh po kalonte nëpër xhungël në shtetin lindor të Odishës kur hasën në enë të mëdha balte me ‘muhua’, një pije tradicionale e bërë nga lulja e pemës madhuca longifolia.

Vendasit nga fshati Salipada i kishin lënë kavanozët e alkoolit të fermentoheshin në xhungël, por ata më pas i gjetën enët e thyera dhe pak më tutje një tufë elefantësh duke marrë një sy gjumë në tokë, të dehur pranë copave të baltës.

Tufa, e cila përfshinte nëntë të vegjël, e kishin pirë të gjithë alkoolin dhe fshatarët e patën shumë të vështirë që t’i zgjonin nga gjumi i thellë. Elefantët u zgjuan nga gjumi i dehjes vetëm kur zyrtarët lokalë të kafshëve të egra mbërritën në “vendin e ngjarjes” dhe nisën t’u binin daulleve.

Tufa, me shumë gjasa me një dhimbje koke të ndarë falë përzierjes së alkoolit dhe daulleve, arriti të ngrihej në këmbë dhe të ecte ngadalë në thellësi të pyllit.

Asnjë koment

Comments are closed.