Pas 6 muajsh, Drejtoria për Ekonomi dhe Financa në Prizren bëhet me drejtor të ri, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Kjo pozitë tani e tutje do të udhëhiqet nga Furkan Erguler, i cili zëvendëson ish-drejtorin e dorëhequr, Ertan Simitçi
Emërimin e tij e ka bërë kryetari i Komunës i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,
Në njoftimin e Haskukës, thuhet se Erguler, ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Ankarasë dhe vjen nga komuniteti i biznesit në qytetin tonë, duke pasur përvojën e duhur profesionale për ta udhëhequr këtë drejtori./GazetaePrizrenit.net