Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë
Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri nga një depo e armëve.
“Rr. Fehmi Agani, Gjakovë 30.10.2026-18:00. Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga depoja e armëve, persona të panjohur kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.
Policia, që e cilësoi rastin si “vjedhje e rëndë”, tha se është duke e hetuar.


