19-04-2024

Emocionuese: Nxënësit në Rahovec përshëndesin shokët pasi po braktisin Kosovën për Gjermaninë

Po i përshëndesin dorë me dorë shokët e shoqet e klasës.

Kjo pasi ata nuk do të shihen më në shkollën “Lidhja e Prizrenit’ ku mësuan bashkë çdo ditë.

 

Tre nxënës të kësaj shkolle fillore të fshatit ‘Opterushë’ të Komunës së Rahovecit janë përshëndetur me shokë e me mësuesit e tyre, pasi po largohen nga Kosova, transmeton Indeksonline.

 

Ata se bashku me familjet e tyre po largohen nga vendlindja për një jetë më të mirë në Gjermani.

Edhe të premten e kaluar, tre nxënës u larguan nga një shkollë e Prizrenit.

Të tilla largime ka pothuajse çdo ditë, çka edhe ka një rënie të numrit të nxënësve nëpër shkolla në përgjithësi.

Asnjë koment

Comments are closed.