25-04-2024

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Abazaj kalon tek Osijeku

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristal Abazaj bëri një lëvizje të guximshme në limitin e merkatos së këtij dimri në Kroaci, duke u transferuar te skuadra e Osijekut.

Futbollisti i përfaqësueses kuqezi, që militonte me Anderlechtin, por mbeti në hije tek ekipi belg që prej kalimit të bujshëm, tani do të provojë të rivendoset në diskutim, në kampionatin dalmat.

Sulmuesi arriti akordin me Osijekun, për huazim me të drejtë blerjeje në fundin e sezonit, duke shkëputur marrëdhëniet me Anderlechtin, që pagoi 750 mijë euro për ta marrë nga Skënderbeu.

Dëmtimet dhe problemet me trajnerin e Anderlechtit nuk i dhanë kurrë një mundësi Kristal Abazajt, që tani kërkon të rifitojë një vend në Kombëtaren shqiptare, në prag të kualifikueseve për “Euro 2020”.

Sulmuesi 22-vjeçar është aktivizuar vetëm një herë me fanellën e përfaqësueses, në humbjen 3-0 ndaj Kosovës në majin e vitit 2018. Ai është kandidat për listën e ndeshjeve kualifikuese ndaj Turqisë dhe Andorrës, më 22 dhe 25 mars./Top Channel/

Asnjë koment

Comments are closed.