Enca publikon një foto dhe bën një paralajmërim

Enca është një nga këngëtaret e pëlqyera, kryesisht nga të rinjtë në tregun muzikor shqiptar.

Ajo gjithashtu është një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale ku edhe është tejet aktive.

Shpesh, ajo publikon fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ndërsa nuk mungojnë edhe fotografitë e shumta provokuese.

Këtë herë ajo ka publikuar një foto në Instagram ku ekspozon gjoksin e saj dhe ku paralajmëron këngë të re.

“Kënga e re po vjen, qëllojani titullin e këngës së re. Nëntor 2019. Erë e re“, shkruan ajo krahas fotografisë./noa.al/