27-07-2024

Ende asgjë të re në KF “Liria”

Shkruan: Durak Thaçi

Pas paralajmërimeve muaj më parë në një Tv më sakt në Tëvë1 në një emision sportiv ku mysafir ishte Valon Osmani dhe disa analist tjer,kryetari i Lirisë pati paralajmëruar se së shpejti KF Liria do të ketë riorganizim me pronar të ri dhe menagjim të suksesëshëm me ç’rast dot të kthehet përsëri në Superligë.

Deri më tani nuk shihet se ka ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtim,madje ekziston rreziku të bie edhe nga liga e parë apo ta përcjell fati i KF Besa nga Peja e cila u shua si klub për një kohë zë gjatë. Ku mbetën premtimet e kryetarit Valon Osmani ishin vetëm në letër dhe u dogjën apo i morri era.

Çka po ndodhë me klubin më me nam në futbollin Kosovar Kf Liria a do të vijnë ditët më të mira apo do të fundoset tërësisht. Nga klubi kanë filluar të largohen shum futbollistë duke mos pa ndonjë të ardhme më të mirë.

I fundit që ndau rrugët me klubin ishte gardiani fantastik Drilon Hodaj me pritjet e tija të penalltive në barazh kundër Ferizajit e dërgoi Lirinë në Superligë. Largimi i tij dhe shumë lojtarëve tjerë vjen si rezultat i dështimit duke mos pa ndonjë perspektivë të ndritshme.

Shpresojmë në ditët më të mira për Kf Liria….?!

P.S.
Shkrimet e në këtë rubrikë  janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.

Asnjë koment

Comments are closed.