26-04-2024

Tensione në Kuvend, deputetët e PDK-së e VV-së për pak sa nuk përleshen fizikisht me njëri-tjetrin

Është tensionuar tensionuar situata në Kuvendin e Kosovës, pas vendimit të opozitës që ta lëshojnë sallën, shkruan Reporteri.net.

Ka pasur një përplasje të madhe mes deputetëve në momentin që PDK ka marrë vendim që ta lëshojë sallën.

Dyshohet se sherri ka nisur mes deputetëve të PDK-së, Memli Krasniqi e Ardian Kastrati të cilët janë përplasur me ministrin Faton Peci.

Më pas në përplasje janë përfshirë edhe Memli Krasniqi e Hajdar Beqa i PDK-së.

E gjithë përplasja ka ardhur pas fjalimit të Ministres, Donika Gërvalla, e cila tha se korrupsioni s’është shpikje e Qeverisë por e PDK-së.

Para PDK-së, vendim për ta lëshuar sallën mori edhe LDK-ja. /Reporteri.net

Asnjë koment

Comments are closed.