23-11-2024

Erdhi në Kosovë për të mbajtur konferencë, vdes zyrtari i Malit të Zi

Drejtori ekzekutiv i Forumit Ballkanit, Astrit Istrefi në një komunikatë për media ka njoftuar se anëtari i Bordit të Forumit Ballkanit, dhe Drejtori Ekzekutiv në OJQ-në Alfa Centar në Mal të Zi Aleksander Dedovic ka vdekur sot në mëngjes në Prishtinë.

Për shkak të këtij rasti tragjik, Forumi Ballkanit ka anuluar tryezën rajonale që ishte planifikuar për sot.

Aleksander Dedovic ishte një nga panelistët e kësaj tryeze rajonale që pritej të zhvillohej sot me temën “Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë tryezë rajonale pritej të merrnin pjesë akterë të ndryshëm nga Kosova,Shqipëria, Mali I Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

“Me keqardhje te madhe ju njoftoj qe miku dhe kolegu ynë z. Aleksander Dedovic, Drejtor Ekzekutiv ne OJQ Alfa Centar, Mal te Zi, dhe anëtar i Bordit te Forumit Ballkanik, ndërroi jete sot ne mëngjes ne Prishtine, ku kishte ardhur per te marr pjese ne tryezën rajonale te planifikuar per sot. Stafi i Forumit Ballkanik eshte duke i ofruar te gjithë ndihmën familjes se tij për t’i siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe transportin për ne Niksic” thuhet në komunikatë. /GazetaExpress/

Asnjë koment

Comments are closed.