24-11-2024

ERËRAT E FORTA DËMTUAN DISA SHTYLLA ELEKTRIKE NË LANDOVICË

Si pasojë e erërave të forta, janë dëmtuar disa shtylla elektrike në fshatin Landovicë. Banorët ndjehen të shqetësuar. Përfaqësuesi i fshatit Landovicë, Selim Morina, i shqetësuar, thotë se sa herë që fryejnë erëra të forta, na krijohen telashe nga shtyllat e dëmtuara që për pasojë ka edhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.

Ai thotë se për vite të tëra jemi ankuar në organet kompetente, mirëpo deri më tani nuk na është bërë zgjidhje. I shqetësuar me dëmtimin e vazhdueshëm të shtyllave dhe neglzihencën nga kompania KEDS, përfshirë edhe rastin e ditës së sotme, ishte edhe imami i këtij fshati, Benjamin Arifi. Ai dhe kryeplaku Morina, thonë se si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes së duhur të rrjetit, jemi të rrezikuar të gjithë banorët, e më së shumti ata më të vegjëlit.

Përderisa ekipi ynë ishte në përfundim të xhirimeve rreth situatës së krijuar nga dëmtimi i shtyllave elektrike në këtë lokalitet, në vendngjarje ka arritur një ekip i kompanisë, i cili ka filluar me identifikimin e shtyllave të dëmtuara si pasojë e erërave të forta. /tv Prizreni

Asnjë koment

Comments are closed.