Erërat shkaktojnë probleme me rrymë në Prizren
KEDS-i ka njoftuar se si pasojë e erërave të fuqishme, janë shkaktuar prishje të shtyllave elektrike dhe për pasojë në rajonin e Prizrenit, Mitrovicës, Pejes e Gjakovës ka problem me energji elektrike.
KEDS-i bën me dije se shumë shtylla janë thyer, si dhe ka përçues (tela) të këputur.
“Dhjetëra ekipe të KEDS-it janë gjatë gjithë kohës në terren dhe po bëjnë maksimumin që prishjet të sanohen në kohën më të shkurtër të mundshme”.
“Për t`u evituar këto situata, KEDS po bën investime të fuqishme anëkend vendit, sikurse ka bërë mirëmbajtjen e vazhdueshme të rrjetit.
Por, dihet se rrjeti i trashëguar ishte në gjendje mjaft të rëndë që e bën të pamundur të ndërrohet komplet për një kohë kaq të shkurtër. Në këto rrethana kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve”, theksohet në një njoftim të KEDS, transmeton Klan Kosova.