18-04-2024

Zafir Berisha kritika për keqqeverisje VV-së dhe LDK-së në Prizren

Kryetari i degës së Nismas Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha, sot përmes në një konference shtypi,  në përmbyllje të aktiviteteve të këtij subjekti politik për vitin që po e lëmë pas, kritikoi pushtetin komunal për keqqeverisje.

Në fokus të tij ishte sidomos gjendja e rëndë në sektorin e arsimit.

“Nisma Socialdemokrate në Prizren, gjatë vitit 2019 u angazhua në jetën institucionale të qytetit tonë dhe deri në Shtator ishte pjesë e qeverisë komunale në Prizren, ku mori vendim që të mos jetë më partner me njerëz të papërgjegjshëm të cilët nuk e kishin idenë për përgjegjësinë që kanë, dhe vazhuan të veprojnë në kundërshtim me ligjin e në interes të individëve dhe për xhepat e grupeve parapolitike”, tha ai.

“Se vendimi ynë për të dal nga qeverisja në Prizren ka qenë i drejtë po tregon edhe koha, ku pak muaj pasi u larguam shpërthyen aferat korruptive të koalicionit LVV-LDK, të cilët tashmë po ja kalojnë edhe atyre që qeverisën para tyre”.
:NISMA nuk pranoi të jetë pjesë e një qeverie ku keqpërdoret paraja dhe pasuria publike, andaj NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren do të vazhdojë angazhimin poltik edhe më fuqishëm gjatë vitit që po hyjmë (2020), ku në kuadër të përpjekjeve për të rritur performancën e saj gjatë muajve të parë të vitit të ri, do të përqendrohen edhe në riorganizimin e të gjitha strukturave të saja për të ngritur besueshmërinë të cilën nuk e arriti në vitin që po e lëmë pas”.

“Keqqeverisja në Prizren është e papranuar për ne dhe qytetarët dhe si Nismë nuk do të heshtim përballë asnjë shkelje që dëmton interesin e qytetarëve, e veçanërisht para katrahurës në arsim ku po përfundon gjysëmëvjetori i parë i vitit shkollorë dhe rreth 70 puntorë të pranuar në konkurs të rregullt nuk shkojnë në punë për shkak të ndërhyrjes kundërligjore të Mytaher Haskukës i cili duhet të jap përgjegjësi për afro 20 mijë orë mësimi të humbura!”.

“NISMA Socialdemokrate në Prizren të gjithë qytetarëve, aktivistëve, si dhe miqve i uron festat e fundvitit, si dhe ju dëshiron që viti 2020 të jetë vit i realizimit të synimeve tona të përbashkëta”.

Asnjë koment

Comments are closed.