20-04-2024

“Jetimat e Ballkanit “ donacion për Shërbimin Urgjent të KPSH-së në Prizren

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare njoftonse ” Drejtoria e Shëndetësisë nëpërmjet Shërbimit Urgjent sot është furnizuar me një donacion nga shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Donacioni përfshinë medikamente të ndryshme, pajisje sanitare që përdoren për lëndime dhe 11 karroca.

Komuna e Prizrenit ka bashkëpunim me shoqatën e Jetimat e Ballkanit në fusha të ndryshme, ndërsa ky është vetëm një prej bashkëpunimeve të suksesshme mes dy palëve”, thuhet në fund të këtij njoftimi./tvpz/

Asnjë koment

Comments are closed.