19-04-2024

Prizren: Sherri në lokalin e natës, mbetet në paraburgim e dyshuara që ia theu hundën me shpuzore një personi

Gjykata e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarës V. B. e cila dyshohet të ketë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit V. K.

Ngjarja ka ndodhur me datë 22 dhjetor rreth orës 02:40 minuta në lokalin e natës, pasi e dyshuara V. B. i hedh një shpuzore të dëmtuarit dhe e godet në hundë, ku si pasojë e goditjes i dëmtuari pëson lëndime të lehta trupore.Deri te ngjarja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje ndërmjet të dëmtuarit V. K dhe pronarit të lokalit K. B., e që të njëjtit ishin përleshur ndërmjet vete.

Pronari i lokalit të natës K. B. gjendet në arrati, ndërsa është konstatimi i gjykatës se caktimi i masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës V. B. është i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale.

Asnjë koment

Comments are closed.