26-04-2024

25 biznese e operatorë morën pjesë në Panairin e Turizmit

Sot në hapësirat e Kejit përballë xhamisë së Sinan Pashës është organizuar Panairi i Turizmit, ku kanë marrë pjesë rreth 25 biznese, shoqata dhe operatorë turistik të ndryshëm që merren me fushën e turizmit.

Në njoftimin e Komunës, thuhet se panairi u hap nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndërsa mysafirë ishin edhe përfaqësues nga komunat e tjera si ajo e Ulqinit, Pejës dhe Kusadasi e Turqisë.

Në kuadër të këtij Panairi u organizua edhe ekspozita e fotografive të vjetra të qytetit të Prizrenit “Prizreni dikur dhe sot”, si dhe konferenca “Gastronomia dhe Turizimi”.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.