05-10-2024

EULEX-i konfirmon sulmin me shok-bombë ndaj një patrulle

EULEX-i ka konfirmuar se mbrëmë, një patrullë vëzhguese e tyre është sulmuar me shok-bombë në Zveçan.
Misioni tha përmes një komunikate se asnjë zyrtar i tyre nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

“Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

EULEX-i tha se do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, në kuadër të mandatit që e ka, si dhe të kontribuojë për sigurinë e popullatës nga të gjitha komunitetet.
“Apelojmë te të gjithë ata që janë përgjegjës që të përmbahen nga veprime të tjera provokuese si dhe iu bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t’i sjellin përpara drejtësisë”, thuhet tutje./KK

Asnjë koment

Comments are closed.