Prizren: Një person i shkon te banesa policit dhe e kërcënon

Një zyrtar policor i Prizrenit është përballur me kërcënim serioz nga një person, i cili dyshohet se ka shkuar te banesa e tij me qëllim të kanosjes, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas burimeve, 29-vjeçari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa në kohën kur ai kishte shkuar tek banesa ku jeton zyrtari policor, askush nuk ndodhej aty.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar policor, ka raportuar se  një person i panjohur kishte shkuar afër banesës së tij  duke e kanosur dhe ofenduar atë. Lidhur me rastin  është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë.