16-04-2024

Facebooku gjithnjë e më shumë po zhduket nga telefonat e të rinjve

Rrjeti shoqëror Facebook po zhduket gjithmonë e më shumë në mesin e të rinjve dhe zhgënjimi me platformën kryesore të mediave sociale po shtrihet edhe te përdoruesit më të vjetër.

Sipas të dhënave të reja nga Qendra Kërkimore e Pew, që përfshin përdoruesit e Facebookut të moshës 18-vjeç e lart, 42% e atyre që janë anketuar, kanë marrë “pushime” nga rrjeti social për “disa javë ose më shumë” gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë, një e katërta e të anketuarve thanë se e kanë fshirë plotësisht aplikacionin celular nga telefonat e tyre, transmeton kp.

Sondazhi i Pew u krye mes 29 majit dhe 11 qershorit, kohë kur skandali i privatësisë së Cambridge Analytica të Facebook ishte ende i freskët në mendjen e përdoruesve. Por është një shenjë alarmuese që tregon se njerëzit kanë një shije të keqe nga Facebooku pas disa muajsh duke dëgjuar rreth ndërhyrjeve në zgjedhje, fushatave të keqinformimit dhe praktikave të diskutueshme të moderimit.

Asnjë koment

Comments are closed.