27-07-2024

Falet namazi i Fitër Bajramit, urohet për mirëqenie e solidaritet

Në orën 5 e 36 minuta në xhamitë, por edhe në teqetë e Prizrenit, është falur namazi i Fitër Bajramit ku qytetarët e shumtë kanë kryer faljen e namazit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Pos xhamive, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit në bashkëpunim me kompaninë  “ABI Çarshia”, organizoi faljen e namazit të Fitër Bajramit, në parkingun e jashtëm në “ABI Çarshia”.

Kjo festë vjen për besimtarët mysliman pas përcjelljes së muajit të Ramazanit ku ngriti edhe më shumë nivelin e dashurisë ndaj Zotit.

Me këtë rast, përfaqësues fetarë, zyrtarë komunal dhe ata të subjekteve politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam për festën e Bajramit,

Në mesazhin e kryetarit të KBI-së në Prizren, Besim Berisha, me rastin e Fitër Bajramit urohet për sa më shumë mirëqenie dhe solidaritet.

Urime të ngjashme kanë drejtuar edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pastaj përfaqësues të subjekteve politike në Prizren: PDK, Vetëvendosje, LDK,  AAK,  Nisma Socialdemokrate dhe partive të tjera.

Në mënyrë tradicionale, pas faljes së Bajramit, në Prizren vazhdojnë vizitat nëpër familje.

Nga ora 09 – 12:00, në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit organizohet pritje solemne për Fitër Bajramin.

Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”:

Harmoni dhe mbarësi në familjen tuaj!

Me fat!

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.