24-04-2024

“Falsifikoi dokumentin” për të fituar një tender, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK)-Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, duke u bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore Prishtinë ka zhvilluar hetime lidhur me dyshimet se drejtori i një kompanie nga Suhareka ka falsifikuar dokumentin “Letër përkrahje” të datës 12.12.2019 të bankës me të cilin gjoja se banka i siguron përkrahje kompanisë në fjalë në vlerë prej 200 mijë euro.

Policia thotë se dyshohet se falsifikimin e dokumentit i dyshuari e ka bërë me qëllim të fitimit në një tender publik, nga një institucion shtetëror.

Lexo edhe:

Prizren: Fjala përfundimtare në rastin ku për shujtat ditore të mësimdhënësve është e paditur Komuna

“Duke e përdorur këtë dokument të falsifikuar, i dyshuari: F.S., viti i lindjes 1977, mashkull, kosovar, ka arritur ta fitojë tenderin në vlerë prej 998.800 euro për renovim të një objekti. Personi në fjalë, dyshohet se pos veprës penale ‘falsifikim’, ka kryer edhe dy vepra tjera penale: ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’ dhe ‘mashtrim’. Pas grumbullimit të informatave dhe provave, sot, më 04.12.2020, është arrestuar i dyshuari dhe pasi është intervistuar, me aktvendim të PTH-Prishtinë, iu ka caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, njofton PK-ja.

Asnjë koment

Comments are closed.