27-04-2024

FAST- njësiti policor që goditi edhe grupin e kriminelëve në Prizren

Në qendrën tregtare “Galeria” në Prizren, sot u prangosën tre persona, anëtarë këta të grupit kriminal nga Shqipëria, të cilët udhëhiqen nga Lul Berisha nga qyteti i Durrësit.

IndeksOnline mëson se të dyshuarit, u arrestuan nga Njësiti FAST KOSOVA  , të cilët ditë më parë kanë arritur të kapin edhe një grup prej tre marokenësh në Prishtinës, të cilët akuzohen se ia kanë prerë kokën një personi në Bosnje dhe Hercegovinë.

FAST, është ndër njësitet më të suksesshme në Policinë e Kosovës.

 

Ashtu siç ka raportuar IndeksOnline, njëri nga tre të arrestuarit e sotëm është Indrit Taullai, një nga shokët e Lul Berishës. Po ashtu e arrestuar është edhe e dashura e Taullait, e cila ka qenë me të gjatë asaj kohe.

Taullai në 2017 ishte liruar nga veprat penale nga Gjykata e Lartë, e cila e kishte pranuar kërkesën për lirim me kusht të tij. Avokati i tij kishte kërkuar që ai të lirohej për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Ai ishte i dënuar me 25 vite burg. “Banda e Durrësit”, kështu quhet grupi ku ka qenë pjesë Indrit Taullai, akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.

“Banda e Durrësit” akuzohet për vrasje, trafik droge dhe krijim organizatash kriminale, vepra penale të kryera pas vitit 1995./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.