26-04-2024

Këto janë vendbanimet e sotme të rajonit të Prizrenit me rastet e reja me Covid

Sot sërish është raportuar për rënie të rasteve të prekura nga Covid-19, ndonëse shifrat nuk kanë dallime të mëdha nga dita e djeshme.

Në nivel vendi ka 10 raste më pak, por në Prizren janë shtatë raste më shumë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes në rajonin e tonë janë: Prizren, 3 raste (91,76, 60 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (73 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.314 mostra, prej të cilave rezultuan 468 raste pozitive.

Lexo edhe:

Ky është personi i arrestuar në Prizren, i dënuar me 25 vite burg

Sa i përket Prizrenit, 15 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa tre tjerët në Atmaxhë, Caparc e Piranë, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë:

Asnjë koment

Comments are closed.