FastKosova arreston në Amerikë kosovarin e kërkuar për vrasjen e para 20 viteve
Kosovari Dedë Lleshi, i dyshuar për një vrasje e cila kishte ndodhur në Gjakovë 20 vite me parë, është arrestuar sot në Amerikë.
Lleshi i cili u arrestua sot, akuzohej për vrasjen e cila kishte ndodhur me datën 12 korrik të vitit 2003 në fshatin Raçë, komuna e Gjakovës, ku viktimë kishte mbetur 47 vjeçari Nikollë Pren NIkollaj, i cili ishte vrarë me breshëri plumbash.
Ndryshe Dedë Lleshi nga fshati Dol, Komuna e Gjakovës, në kohën kur ndodhi vrasja ishte vetëm 24 vjeçar dhe se pasi kishte kryer vrasjen, ishte arratisur dhe që nga ajo kohë ndodhej në arrati.
Ndryshe vrasje dyshohet se ka ndodhur për motive të gjakmarrjes.