Fatkeqësia në Koçan, Taravari: Nuk ka informacione se në mesin e viktimave ka shqiptarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një klubi të natës, deri më tani janë konfirmuar 59 të vdekur derisa 155 persona raportohet se janë lënduar.
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, deklaroi se nuk ka informacione se në mesin e viktimave ka shqiptarë.
“Nuk kam informacion të tillë”, deklaroi ai shkurtimisht për Klan Kosova.