23-11-2024

Fatonin e ke këtu prapa teje”, Koci tregon çfarë i thanë në morgun e Beogradit

Avokati kosovar, Arianit Koci po vazhdon betejën procedurale në Beograd për rikthimin e trupit të Faton Hajrizit në vendlindje.
Koci ka treguar në detaje bisedat e tij me zyrtarët e institucioneve në Beograd.

“1.
I habitur me prezencën time, zyrtari i morgut në Lloznicë, Serbi, e filloi bisedën me shumë hezitim.
Sado që isha i kujdesshëm dhe profesional në bisedë, emocioni i habisë, gradualisht iu shndërrua në nervozë.
Nuk e fshihte.
2.
E kishte njohur policin e vrarë.
“Fatonin e ke këtu prapa teje. As një metër larg! – me shikonte në sy, duke folur.
“Shko në stacionin e policisë. Po të presin.” – ishte lamtumira e tij!
3.
“Shumë i guximshëm qenke, pasi ke ardhë këtu” – me priti me fjalët kërcënuese oficeri serb, në stacionin e policisë në qendrën e qytetit.
“Lloznica është qytet i vogël, dhe të gjithë e njohim njëri tjetrin. Polici i vrarë ka punuar mu në këtë stacion, dhe ka qenë më i urti dhe më i qeti prej neve.” – fliste dhe i përcjellte lëvizjet dhe reagimet e mija.
4.
I fokusuar në bisedë me shefin e ndrrimit të stacionit policor, përnjëherë e vërejta që jam i rrethuar prej shumë policëve.
Me sjellje të mira dhe profesionale, iu shpjegova rolin tim si avokat.
I dorëzova dokumentet e të vrarit nga policia, Faton Hajrizi.
5.
Askush nuk më tha që jam i arrestuar, por ishte e qartë: tani më nuk mund ta lëshoja stacionin e policisë, deri në urdhërin e rradhës.
E mbaja tempon e bisedës, duke e vëzhguar situatën rreth vetës, me “bisht të syrit”.
6.
Prapa meje ishin dy policë muskuloz me rroba civile. Kolegët e tyre ishin të pozicionuar në mënyrën e tillē, që mos të më lejonin të ikja, po të më shkonte në mend.
Forcat shtoheshin!
“Ka ardhë në policinë e Lloznicës avokati i Faton Hajrizit” – dëgjoheshin përshpërimat.
7.
“Në moment më erdhi shumë rëndë kur të pashë. E kam pasur shok të mirë policin e vrarë. Ardhjen tëndë e cilësova si provokim” – më tha hetuesi pasi që e filuam zyrtarisht takimin.
“Po e përsëris: më befasoi guximi i yt”.
Tensioni filloi me rënë. E mbaja distancën në bisedë, me sjellje të mira dhe profesionale.
“Pjesa tjetër e punës, duhet të kryhet në Beograd. Në prokutori” – më tha oficeri, pas disa orësh.
Më përcjelli deri te vetura.
8.
Dje jam zgjuar në orën pesë të mëngjesit dhe kam udhëtuar për Beograd the Lloznicë. Tërë ditën në punë, takimin e fundit e kam përfunduar pas mesnatës.
Sot, në orën gjashtë të mëngjesi, veç kam dalë prej hotelit në Beograd!
Takimet po vazhdojnë.
9.
Kafën e mëngjesit, po e përcjelli me shtypin ditor serb.
Nacionalizëm, primitivizëm dhe folklorizëm patriotik.
Mediat po e helmojnë popullin në Serbi.
10.
Gjatë ditës, e pres thirrjen prej prokurorisë në Beograd.
Çështja e kthimit të trupit të Fatonit, e ka marrë kahjen e vet.
Do të kthehet.
Vetëm është çështje kohe dhe procedurash” shkruan Koci në Facebook./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.