26-04-2024

Federata Botërore e Xhudos do t’i ngritë statujë nga bronzi, Majlinda Kelmendit

Federata Botërore e Xhudosë ka vendosur që të angazhojë artistët me të njohur në Botë për të punuar statujën prej bronzi për kampionen olimpike, xhudisten kosovare Majlinda Kelmendi.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i kampiones botërore, Driton Kuka-Toni.

“Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në Botë për të punuar statujën e bronztë për Kampionen tonë Olimpike!”, ka thënë Kuka, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, raporton FaktePlus.

Madje, ai ka kërkuar mendimin nga të gjithë që të japin një ide se ku të vendoset Majlinda Kelmendi e gdhendur në bronz.

“Çdo gjë do kryhet sa i përket anës financiare nga Federata Botërore,unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në Vendin tonë. Shpresoj që për Majlinden të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryeveprën që do vij nga Neë York së shpejti”, ka thënë Kuka. /FaktePlus

Asnjë koment

Comments are closed.