Federata e Futbollit të Maqedonisë: Ndeshja kundër Kosovës me rrezikshmëri të lartë, merret vendim i ri
Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur të mos shesë biletat online. Arsyeja e vetme për mos shitjen e biletave në mënyrë elektrike është siguria në këtë ndeshje raporton sportpres, duke iu referuar burimeve të saja pranë FFM-së.
Pjesa më e madhe e biletave shtetasve të Maqedonisë së Veriut, do tju shiten përmes klubeve të futbollit por dhe këto bileta (tribuna Veri) do të shiten me dokument valid identifikimi.
Duke iu referuar të njëjta burimeve sportpres, shkruan se biletat tjera do të shiten tek stadiumi, përveç atyre të tifozëve të Kosovës, që do t’i jipen Federatës së Futbollit të Kosovës. Çmimi i biletave nis nga 200 dhe arrin deri në 400 denarë.
Mësohet se numri i biletave që do tju takojnë “Dardanëve”, është rritur. Paraprakisht thuhej se me rregulloren e UEFA-së, 3 mijë bileta do ti takojnë FFK-së, por tani këtyre do ju takojë tribuna e Lindjes, e cila ka dalje reth lumit Vardar.
“Ndeshja e marsit me Kosovën vlerësohet me rrezikshmëri të lartë dhe siguria është primare për ne. Kjo ndeshje do jetë në qendër të vëmendjes botërore,ashtu që për cdo lëshim eventual UEFA mund të shqiptojë dënime dhe për këtë ne duhet të kemi kujdes.
”, thotë për sportpres.mk, zyrtari i FFM-së. Stadiumi “Todor Proevski” në Shkup ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve.Ndeshja Maqedonia – Kosova do të luhet me 26 mars 2020.