26-04-2024

Prizren: Lëndim i rëndë, një person rrahet për spital

Një person është rrahur dhe për shkak të lëndimeve ka kërkuar ndihmë në spital, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ndodhi mbrëmë rreth orës 18:30, në rrugën “Saraçët” në Prizren.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, pasi që i njëjti ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull  i cili ishte larguar në drejtim të panjohur”.

Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.