17-09-2021

Fergusoni përzgjedhet “trajner” i Peles, Messit e Ronaldos“ nga “France Football”

Ditë më parë, revista franceze “France Football” zgjodhi ekipin më të mirë të të gjitha kohërave.

Lojtarët që e përbëjnë këtë ekip u zgjodhën duke u bazuar në votat e 140 gazetarëve ku bëjnë pjesë emra të yjve si braziliani Ronaldo, Cristiano Ronaldo, Mesi, Maradona, Pele e të tjerë.

Ndërkohë “France Football” të martën mbrëma përzgjodhi edhe trajnerin që do ta drejtonte këtë skuadër dhe ai është legjenda e Manchester Unitedit, skocezi Sir Alex Ferguson.

Fergusoni kishte periudhë shumë të suksesshme në “Old Trafford” duke e udhëhequr skuadrën për 27 vite me radhë dhe duke e kthyer në më të mirën në ishull.

Nën drejtimin e tij, Manchesteri fitoi 13 tituj në Premier Leagues, pesë në FA Cup, dy në Ligën e Kampionëve dhe shumë të tjerë.

Ferguson u pensionua në vitin 2013./k.n

Asnjë koment

Comments are closed.