Hetime rreth vrasjes së dyfishtë në Prizren

Rasti i mbrëmshëm ishte tepër i rëndë në Prizren.

Deri tash dyshohet se zyrtari policor, Sali Mazreku, 52 vjeçar aksidentalisht vrau vajzën e tij, L. M., 21-vjeçare dhe pastaj veten, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Ata ishin nga komunitetit shkali.

Policia është duke i marrë në pyetje familjarët e të ndjerëve për të mësuar rrethanat që kanë çuar deri në këtë krim.

Për ngjarjen kanë reaguar, duke shprehur keqardhje edhe përfaqësues të opozite.

“Rasti i tragjedisë në Prizren, ku humbën jetën babë e bije ishte i dhimbshëm dhe tronditës!”, kështu ka shkruar në profilinin e tij, kreu i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, duke i shprehur ngushëllime familjes. /GazetaePrizrenit.net