Fermerët e Prizrenit përfitojnë multikultivatorë
60 fermerë nga komuna e Prizrenit kanë përfituar motokultivatorë dhe mjete të imëta bujqësore, të cilat janë shpërndarë sot nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren.
Shuma e përgjithshme e këtij projekti është 150.000 euro, ndërsa përfituesit të cilët kanë plotësuar kriteret kanë participuar me 25% të shumës së përfituar.
Nga rreth 180 fermerë sa kanë aplikuar në këtë projekt, komisioni përzgjedhës ka bërë përzgjedhjen e atyre që kryesisht nuk kanë përfituar më parë nga subvencionet bujqësore të komunës.
Zyrtarët lokal thanë se Komuna e Prizrenit me realizimin e këtij projekti synon të përmbushë nevojat e fermerëve me makinizma adekuate bujqësore.