Festa deri në mëngjes dhe dasma me shumë të ftuar, mediat e huaja jehonë shpërthimit të Covid në Kosovë
Sipas medias austriake Heute, festat e pafundme, teste false PCR dhe pothuajse asnjë vaksinim, ndikoi në përhapjen e Covid dhe bëri që emigrantët ta ‘merrnin’ me vete në vendet ku jetonin.
Rritja e frikshme e rasteve dhe viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka bërë bujë edhe në mediat e huaja.
Sipas medias austriake Heute, festat e pafundme, teste false PCR dhe pothuajse asnjë vaksinim, ndikoi në përhapjen e Covid dhe bëri që emigrantët ta ‘merrnin’ me vete në vendet ku jetonin.
Po ashtu dhe media zviceriane “SonntagsZeitung” në një artikull të gjatë shkruan se si shpërtheu vala e radhës e Covid-19 në Kosovë gjatë verës dhe se Zvicra nuk ishte e përgatitur për mërgimtarët që do të ktheheshin atje, pas një pushimi pa asnjë kufizim në Kosovë.
Pak para pushimeve verore, qeveria kosovare hoqi pothuajse të gjitha masat e koronës dhe falë kësaj mijëra emigrantë u kthyen me pushime në vendlindje. Vetëm në korrik, 446,340 pasagjerë zbarkuan në Prishtinë, pothuajse dy herë më shumë se në vitet para-Coronas.
Sipas mediave austriake, deri në 20 Korrik rastet ishin pothuajse 0, por pas mbërritjes së shumë emigrantëve për pushime, të cilët gjithashtu ishin në gjendje të udhëtonin me aeroplan pa asnjë provë testimi, numrat shpërthyen.
Në Austri, Kosova është në vendin e dytë me një kurbe prej 746 rastesh të sjella, e ndjekur në vendin e katërt dhe të pestë nga Mali i Zi me 558 dhe Maqedonia e Veriut me 339. Shumica e rasteve të koronës në Austri ndodhën kohët e fundit në mesin e pushuesve të kthyer nga Maqedonia e Veriut me 866 raste./IO