Festa e golit ndaj Sampdorias, i kushton pezullimin Spallettit
Një shpërthim emocional gjatë fitores në limitet e kohës, në transfertën ndaj Sampdorias, i ka kushtuar pezullimin trajnerit të Interit, Luciano Spallettit.
Duke menduar se reagimi i Spallettit ishte ndaj tij, arbitri i katërt sinjalizoi kryesorin për të përjashtuar trajnerin zikaltër në sekondat e fundit të takimit.
Ndonëse vetë tekniku i Interit sqaroi situatën në përfundim të takimit, sjellja e tij u cilësua si shkelje disiplinore dhe ndaj Spallettii u dha pezullim me një javë.
Kështu Luciano Spalletti do të shohë nga tribuna e “San Siros” sfidën mes Interit dhe Fiorentinës, që do të luhet të martën në mbrëmje, në orën 21:00./Top-channel