25-04-2024

Ndërroi jetë krijuesi hasjan, Nuri Përvizi

Nuri Përvizi (19. 06.1941 – 24. 09. 2018)

Sot, iku në amshim poeti hasjan Nuri Përvizi. U lind më 19. 06. 1941 në Krajk të Hasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe Zym, të mesmen në Rogovë  të Hasit si dhe Normale në Prizren. Punoi mësues në fshatrat Hasit si: Planejë, Demjan, Zym, Mazrrek, Gjonaj dhe 8 vitet e fundit në vendlindje, prej ku edhe doli në pension.

Ishte anëtarë i KL “Fan Noli” të Prizrenit, i Lidhjes së Shkrimtareve të Kosovës,  i KL “Shtjefën Gjeçovi” në Zym të Hasit si dhe bashkëpunëtor i revistës “Fidani” në Prizren.

Botoi këto vepra:

  1. Shtegtim – poezi për të rritur
  2. Falë zemrën – poezi për fëmijë
  3. Shkrepa Hasi – poezi për fëmijë
  4. Shka thojnë në Has – proverba
  5. Dallgë në det – poezi për të rritur
  6. Valë më valë – poezi për fëmijë
  7. Eksod – poemë
  8. Molla në flamur – poezi për fëmijë
  9. Kush ka faj – poezi për fëmijë
  10. Jeni të mirë – poezi për fëmijë
  11. Çka tha gjyshi – poezi për fëmijë
  12. Përshëndetje – poezi për fëmijë
  13. Konventë bishe, poezi për fëmijë
  14. Shka thojnë në Has   II (FJALË TË URTA)
  15. Ditë nata, poezi për të rritur
  16. Pata veç një fjalë, (Poezi satirike)
  17. Varg i pakëputur (Vjersha për fëmijë)

La në dorëshkrim edhe disa sosh.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.