Edhe në Prizren frymë e stuhi e fortë (video)

Erërat e forta e kanë kapluar sot territorin e Kosovës.

Qytetet kryesore të vendit janë ballafaquar që nga mëngjesi me stuhi, të cilat kanë rezultuar edhe me dëme materiale.

Në Prishtinë janë ‘nxjerrë’ nga toka disa pemë, dhe janë rrezuar dhjeta kulme e objekte shkruan GazetaBlic.

E Prizreni po ballafaqohet gjithashtu me një lloj stuhie të fortë.

Nga kjo vide shihet se qarkullimi i veturave është pothuajse i pamundshëm.

Komuna ka bërë thirrje tek qytetarët që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.