Festa e Pavarësisë në Kosovë: Mungoi parakalimi i trupave të FSK, qytetarët organizohen vetë (Video)
Atmosferë festive ka mbretëruar në kryeqytet për shënimin e 12 vjetorit të datëlindjes së Pavarësisë.
Mos parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës përgjatë shesheve dhe bulevardit u zëvendësua me organizime nga vetë qytetarët.
Fëmijët si gjithnjë janë ata që mbushin me gëzim çdo festë.
Derisa muzika popullore ka kumbuar gjithandej.
Në këto vjet qytetarët thonë se vendi ka shënuar përparim, megjithëkëtë ende ka punë për t’u bërë për zhvillim dhe prosperitet.
Një pjesë e festës u zhvendos tek monumenti New Born, i cili këtë vit përcolli mesazhin e sensibilizimit me personat e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe çdo shtet tjetër që ndan të njëjtin fat.
Por, atmosferë ndryshe nga pjesa tjetër e vendit ishte në Mitrovicën e Veriut.
Festa do të vazhdoj deri në orët e vona.
Në Prishtinë do të jepen shfaqje nga baleti, trupa e teatrit, koncerte për fëmijë e koncerte për të rritur. /Top Channel