23-11-2024

Festivali folklorik “Hasi jehon” mbahet nga 3 deri më 5 maj

Për herë të 29 me radhë fillimmaji, në Gjonaj të Hasit, i mbledh ansamblet folklorike të gjithë gjeografisë shqiptare, në Festivalin “Hasi jehon”, për ta shndërruar këtë eveniment kulturor, në këto 29 vjet, njërin ndër më fanatiket për ruajtjen dhe kultivimin traditës shqiptare.

Edhe këtë vit festivali mbahet me 3, 4 dhe 5 maj. Organizmat që kultivojnë folklorin burimor nga e gjithë gjeografia shqiptare edhe në këtë edicion, do të jenë pjesë e dasmës së madhe hasjane.

Programet fillojnë në orën 18 e 30

  1. ShKA “Malësori” – Gjonaj (hapja solemne)
  2. Pallati i Kulturës “Pjetër Bogdani” – Krumë (Has)
  3. ShKA “ Bajram Curri”- Krushë e Madhe
  4. ShKA “Zëri i LLapushës” – Carrallukë (Malishevë)
  5. ShKA “Jonuz Ramadani” – Viti
  6. ShKA “Bajram Shabani” – Kumanovë
  7. AAF “Rugova” – Pejë

Dita e dytë, 4 maj, në orën 18 e 30

  1. “ ShKA “Zëri i Kosovës” – Fushë-Kosovë
  2. ShKA “Hajvalia” – Hajvali
  3. Shka “Bilal Golemi” – Gjirokastër
  4. ShKA “Tingujt e vendlindjes” – Stagovë ( Kaçanik)
  5. ShKA “Anadrini” – Dejn (Rahovec)
  6. ShKA “Shote Galica” – Drenas
  7. Ansambli “Shqiponja” – Shkup

Dita e tretë, 5 maj, në orën 18 e 30

  1. ShKA “Muharrem e Xhevat Qena” – Ramajë
  2. ShKA “Rapsha” – Drumë (Tuz)
  3. ShKA “Bresana” – Bresanë
  4. ShKA “Lahuta e Malcisë” – Gjilan
  5. AF “Mati” – Burel (Mat)
  6. ShKA “Malësori” – Gjonaj (përmbyllje e festivalit)/Kosovapress/

 

Asnjë koment

Comments are closed.