Në 63 vjetorin e punës, shkolla “Emin Duraku” numëron sukseset
Në shënimin e 63 vjetorit të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Emin Duraku” në Prizren, drejtuesit e shkollës, por edhe prindërit vlerësuan punën dhe sukseset e kësaj vatre të diturisë me traditë.
Në kuadër të Ditës së shkollës janë prezentuar edhe demonstrimet e shumta të nxënësve nga shkencat e ndryshme, ndërsa është botuar edhe revista e shkollës numër 6-të, “Ardhmëria”.
Drejtori i shkollës Rrahim Bekteshi, ndër të tjera se përmendi projektet e realizuara, derisa shtoi se ka një interesim për regjistrimin e nxënësve në klasat e para në këtë shkollë, dhe se ka pasur shumë presione në përzgjedhjen e mësueseve të klasave të para, në gjuhën shqipe dhe atë turke.
“Kemi pasur gjithashtu fluks të transfereve të nxënësve nga shkollat tjera sidomos nga kolegji “Mehmet Akif”, por edhe nga “Loyola” sikurse edhe shkollat tjera”, tha ai, derisa falënderoi edhe donatorët dhe prindërit për bashkëpunimin me shkollën.
Në manifestimin e organizuar morën pjesë mysafirë të shumtë, përfshirë drejtorin e DKA-së, Skënder Susuri, komandantin e Kompanisë së EOD-së, kapiten Sejdi Krasniqin, pastaj zyrtar të policisë së Kosovës dhe mysafir të shumtë.
Nxënësit prezantuan vlerat e tyre artistike ku shumë prej tyre janë të dalluar në fushën e Artit në përgjithësi. U shfaq një program kulturo-artistik, që përfundoi me një koktej rasti, nën tingujt e muzikës klasike të interpretuar nga vetë nxënësit