26-04-2024

NXËNËSIT E QENDRËS BURIMORE “ NËNË TEREZA”, VIZITUAN DREJTORINË RAJONALE TË POLICISË NË PRIZREN

Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, e kanë vizituar nxënësit e Qendrës Burimore “ Nënë Tereza”, të cilët janë informuar për punët në këtë institucion të rëndësishëm. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë, Hazir Berisha, ka bërë të ditur se kjo vizitë e nxënësve, drejtuesve dhe mësimdhënësve të tyre nga Qendra Burimore “ Nënë Tereza”, është realizuar në kuadër të aktiviteteve të shumta që po realizon Policia për të ofruar siguri për të gjithë nxënësit e shkollave në këtë komunë. Zëdhënësi Berisha, tha se ishte interesant fakti për interesimin e nxënësve të kësaj shkolle të veçantë rreth funksionimit dhe përgjegjësive që ka Policia me sektorët e saj. Ndryshe, Qendra Burimore “Nënë Tereza”, është institucion edukativo-arsimor për nxënësit me aftësi të kufizuara në të dëgjuar dhe folur.

Asnjë koment

Comments are closed.