Feston me armë në aheng, policia konfiskon armën në një fshat të Suharekës
Policia ka konfiskuar një pistoletë me të cilën ishte shtënë në rrethinën e Suharekës, ndërsa rastin e ka vlerësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Në person i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në fshatin Peqan të Suharekës.
Policia ka njoftuar se njësiti policor ka konfiskuar armën e kalibrit 9 mm dhe një karikator.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net