FFK publikon çmimet për ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”
Të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri,” në Prishtinë, në orën 20:00 do të zhvillohet ndeshja e Superkupës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.
Të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 20:00 do të zhvillohet Superkupa e Kosovës në futboll, mes Dritës dhe Prishtinës.
FFK ka prezantuar çmimet për ndeshjen ku pritet interesim i madh i futbolldashësve. Çmimet varijojnë nga 2 euro në veri dhe jug e deri në 50 euro për ulëset VIP.
Kjo do të jetë ndeshja e parë që luhet në stadiumin e rinovuar të kryeqytetit.
Biletat dalin në shitje nesër:
Çmimet:
Veri – Jug – 2 euro
Lindje – 3 euro
Perëndim – 5 euro
Perëndim A1 – 10 euro
VIP – 50 euro./ k.net