Fillojnë “talljet” në rrjet për dukjen e Dua Lipës dhe futbollistëve në FIFA 21
EA Sports ka konfirmuar serinë e fundit të FIFA 21 në të cilën marrin pjesë edhe një numër i të famshmeve për ta festuar vitin e futbollit VOLTA
Një ndër këta të famshëm që merr pjesë është edhe këngëtarja kosovare e hitit “One Kiss”, Dua Lipa e cila ka zënë titujt në këtë lojë digjitale edhe për këngën ‘Love Is Religion’ [një remiks i këngës The Blessed të Madonnas].
Por, fytyra e saj është jashtëzakonisht e përshtatur për atë si duket por jo edhe për disa futbollistë. Në një pikë, flasim për tinejxherin e Manchester United, Greenwood.
Greenëood ka shënuar 17 gola në të gjitha garat për United sezonin e kaluar, me të cilën skuadër përfundoi në vendin e tretë në Premier Ligë.
Shoku i tij nga akademia, Brandon William, po ashtu ia doli të debutoi në skuadrën e parë sezonin e kaluar por atij i është bërë një fytyrë e re.
Fansat e kësaj loje mendojnë se imazhet e 19 vjeçarit janë të pështira dhe nuk duken si ai.
Greenwood nuk është i vetmi anglez që krijuesit e lojës kanë ditur të bëjnë huqje.
Mbrojtësi i djathtë i Chelsea, Reece James po ashtu nuk duket se ka fytyrë si të një 20 vjeçari kurse dukja e tij nuk ngjan aspak me të.
Përpos Dua Lipas, në VOLTA sivjet janë edhe yjet e Formula 1, Lewis Hamilton dhe Daniel Ricciardo, sulmuesi i NBA, Joel Embiid dhe legjenda e United, David Beckham.