22-11-2024

Fillon normalizimi i furnizimit me ujë në një pjesë të Prizrenit

Më në fund ka filluar furnizimi me ujë të pijes, pas ndërprerjes  që nga mëngjesi. Këtë e konfirmuan edhe zyrtarë të ujësjellësit si dhe disa banorë të lagjes “Bazhdarhane”, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

 

Rifillimin e furnizimin me ujë e konfirmuan edhe drejtuesit e kompanisë  “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, të cilët thanë se përkundër angazhimit të inxhinierëve, punët për rregullimin e gypave kanë zgjatur përtej parashikimit të punëkryesve.

 

Drejtori i kompanisë, Besim Baraliu, tha se tashmë është bërë montimi i gypit, dhe se ka filluar furnizimi i ujit, që do të bëhet në mënyrë të kontrolluar brenda gjysmë ore.

 

Zyrtarët thanë se ndërprerja e ujit, ka ndodhur në një pjesë të qytetit si pasojë e punimeve, të cilat po kryhen në afërsi të Kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, me ç’rast në një pusetë të madhe po bëhet  edhe ndërrimi i gypave të vjetër nga azbesti.

 

Për këtë, një pjesë e madhe e Prizrenit, përfshirë lagjet “Bazhdarhane” atë “Ortakoll” dhe “Arbana”, por siç njoftohet edhe pjesë të tjera kanë mbetur pa ujë të pijes, që nga orët e mëngjesit./gazetaeprizrenit.net/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.