28-09-2021

Vrasja e vëllezërve Bytyçi nga politikani serb krahasohet me Gorazhdecin

Kryetari i partisë Serbia e bashkuar Dragan Markoviq Palma e ka vlerësuar skandaloze deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Scott me të cilën në rend dite u kthye rasti “vëllezërit Bytyçi “, thonë medie të Beogradit.

Ai, transmeton Koha.net, ka theksuar se amerikanëve askush nuk ua ndalon që të pyeten kush i ka vrarë vëllezërit Bytyçi, por ka thënë se për sa e di vetë, hetimet për këtë vrasje kanë përfunduar.

“Aemrikanëve askush s’ua ndalon që të pyeten se kush i ka vrarë vëllezërit Bytyçi dhe për aq sa e di unë, hetimet për këtë vrasje kanë përfunduar dhe NATO i ka marrë në pyetje i funksionarët tanë të asaj kohe dhe ata kanë dhënë deklarata në Tribunalin e Hagës. Dhe ky rast nuk është ashtu si flasin amerikanë”, citon “blic’ i Beogradit të ketë thënë Markoviq.

Ai lidhur me këtë e ka pyetur ambasadorin Scott:

“E ç’është bërë me vëllezërit serbë, zoti Scott? Ç’është bërë me Gorazhdecin?

Në Gorazhdec, në afërsi të Pejës, në vitin 2003 ishin vrarë dy serbë dhe aktorë që ende nuk janë zbuluar.

Palma, në frymën e politikanëve serbë, nuk përmendi krimet e Serbisë gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë./koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.