20-04-2024

Anglia në çerekfinale, eliminon Kolumbinë

Anglia është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Anglezët e kanë fituar duelin e së tetës së finales ndaj Kolumbisë, të cilën e mposhtën në penallti, 4:3 pasi 120 minuta lojë përfunduan baras, 1:1.

Anglezët kanë shënuar me Harry Kane nga penalltia në minutën e 57-të, kurse Yerry Mina shënoi në atë të fundit, pra 90+3.

Në vazhdime nuk arritën të shënonin asnjëra skuadër dhe çerekfinalistin e përcaktuan penalltitë. /Zëri/

Asnjë koment

Comments are closed.