25-04-2024

Dhjetë asamblistët e Dragashit që kanë të hyra mujore mbi 600 euro

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së asambleistëve nga Komuna e Dragashit.

Portali opojasot.com na analizuar këto deklarime, duke renditur 10 asambleistët që kanë të ardhura mujore më shumë se 600€.

Nga 27 asambleistët sa ka Komuna e Dragashit, shumica prej tyre kanë të hyra mujore vetëm mëditjet nga pjesëmarrja në seancat e Kuvendit Komunal, që sillen nga 200€ deri në 300€.

1. Sevim Avdullahu (PDK) – 1500€ të hyra mujore
Sevim Avdullahu ka deklaruar se 575 euro në muaj i ka të hyra nga pagat e tij si infermier dhe këshilltar komunal, ndërsa të ardhurat tjera i përfiton nga biznesi familjar.

2. Nexhat Isufi (NISMA) – 850€ të hyra mujore
Nexhat Isufi ka deklaruar se nga paga e tij mujore si punëtor operativ në KRM Eko Regjioni, përfiton 482 euro, 180 euro pension nga TMK, ndërsa mëditjen tjetër e përfiton si asambleist.

3. Artan Loshaj (PDK) – 755€ të hyra mujore
Artan Loshaj nga pagat si teknik medicinal dhe mëditjet si asambleist në Dragash, ka deklaruar se përfiton 755€ të hyra mujore.

4. Munir Jonuzi (VAKAT) – 750€ të hyra mujore
Munir Jonuzi ka deklaruar se nga pagat dhe mëditjet që merr nga buxheti i Kosovës në Dragash, siguron të ardhura mujore prej rreth 750€ në muaj.

5. Arijeta Skeraj (LDK) – 730€ të hyra mujore
Arijeta Skeraj ka deklaruar se si infermiere në Spitalin e Prizrenit merr pagë 530€, dhe rreth 200€ si asambleiste në Kuvendin Komunal, Dragash.

6. Laurat Krasniqi (Vetëvendosje) – 705€ të hyra mujore
Laurat Krasniqi ka deklaruar se nga paga në arsim dhe mëditja si asambleist, ka të hyra mujore prej 705€.

7. Veljid Hadzisin (VAKAT) – 700€ të hyra mujore
Veljid Hadzisin ka deklaruar se nga paga në arsim dhe mëditja si asambleist, ka të hyra mujore prej rreth 700€.

8. Granit Rifaj (PDK) – 668€ të hyra mujore
Granit Rifaj ka deklaruar se si zëvendës menaxher projekti në Eurokos –JH, Ferizaj ka të hyra mujore prej 460€ ndërsa si asambleist merr 208€.

9. Vehbi Nazifi (PDK) – 665€ të hyra mujore
Vehbi Nazifi ka deklaruar se nga të ardhurat e tij mujore si veterinar dhe asambleist, përfiton rreth 665€ në muaj.

10. Sefidin Mejzini (LDK) – 636€ të hyra mujore
Sefidin Mejzini ka deklaruar se nga paga e tij në arsim dhe mëditjet si asambleist, siguron të ardhura mujore prej 636€.

Kujtojmë, në Kuvendin Komunal të Dragashit numrin më të madh të asamblistëve e ka PDK, e cila përfaqësohet me 9 delegat, e pasuar nga LDK me 7, e treta renditet VAKAT me 3 delegat, JGP 2, ndërsa me nga një delegat përfaqësohen Vetëvendosje, AAK, NISMA, AKR, PG, GIG./Opoja Sot/

Asnjë koment

Comments are closed.